20 Mënyra se si t’i bëjmë rrobat tona të zgjasin më shumë.

20 Mënyra se si t’i bëjmë rrobat tona të zgjasin më shumë.

Ne të gjithë po kërkojmë mënyra se si mund të jemi më të qëndrueshëm kur bëhet fjalë për modën dhe opsionet e blerjeve. Duke ndjekur të gjithë treguesit dhe truqet e vogla të mëposhtëme, ne mund të risjellim në jetë garderobën tonë pa u thënë lamtumirë rrobave tona të preferuara. 

1. Palosini mirë rrobat. Ndani rrobat e bardha nga rrobat e errëta, pëlhurat e trasha nga ato të holla dhe sigurohuni që mos t’i lani ato sëbashku me peshqirët.

2. Lajini xhinset nga ana e brendshme e tyre, në mënyrë që të parandaloni zbardhjen dhe zbehjen e ngjyrës që kanë.

3. Lani me dorë rrobat delikate. 

4. Mbyllni zinxhirët dhe lidhni lidhëset e rrobave tuaja për të shmangur dëmtimet qe mund të marrin gjatë larjes.

5. Pastrojini njollat e vogla që merrni në rroba menjëherë. Kjo jep mundësinë e largimit të njollave pa lënë shenjë ne rroba.

 

6.Lajini pulovrat sa më rrallë. 

7. Shmangni pastrimin kimik. Kimikatet që mbeten në rroba pas pastrimit kimik janë tepër të dëmshme për lëkurën e njeriut.

8. Nderini rrobat në ambientet jashtë pa përdorur metoda dhe pajisje elektrike.

9. Nderini rrobat e bardha jashtë dhe rrobat e errëta brenda.

10. Shtrijini rrobat me avull. Avulli është mënyra më e natyrale dhe e mirë për të larguar rrudhat në rroba.

11. Hiqni pushin e rrobave në mënyrë që ato të vazhdojnë të duken si të reja

12. Përpiquni të rregulloni në rrobaqepsi veshjet që janë afër grisjes, adrosjes, shqepjes.

13. Vendosini këpucët në rafte të mbyllura, në mënyrë që t’i mbroni ato nga pluhuri.

14. Përdorni varëse të mira rrobash. Shmangni varëset prej teli dhe përdorni ato plastike ose druri.


15. Përdorni dru livando ose kedri në sirtarët tuaj. Përveç erës të këndshme, druri gjithashtu mban larg molat dhe insektet që mund të gërryejnë rrobat tuaja.

16. Ruani të gjitha rrobat dhe aksesorët në vende të freskëta dhe të thata, larg rrezeve të diellit.

17. Mos mbani kostume ose fustane në mbulesa plastike të pastrimit kimik, pasi ato marrin lagështi dhe nxehtësi të cilat i dëmtojnë rrobat.

18.Mbushni këpucët dhe çantat tuaja me letër mëndafshi ose çorape në mënyrë që të ruani formën e tyre.

19. Përdorni tharësen e flokëve për të larguar pushin e trikove të leshta.

20. Rilyeni rrobat e zeza në vend qe te blini rroba të reja. Përdorimi i bojës specifike për rrobat mund të risjellë ngjyrën tek to.