7 Aksesorët që i duhen çdo çiklisti

Siç pohojnë shumë çiklistë, aksesorët e biçikletës janë pothuajse po aq të rëndësishëm sa dhe vetë biçikleta sepse siguria, rehatia dhe komoditeti mbështeten kryesisht tek to. Nga helmetat deri te koshat, këto janë aksesorët kryesorë të biçikletës që ju nevojiten për udhëtimin tuaj të ardhshëm.

1. Helmeta. Një helmetë e mirë duhet të jetë shqetësimi i parë i çdo çiklisti. Kur zgjidhni një helmetë, sigurohuni që të përshtatet me madhësinë e kokës dhe stilin tuaj. 

2. Doreza për çiklizëm. Ka shumë arsye të cilat tregojnë se pse duhet të mbajmë gjithmonë doreza kur i japim biçikletës. Ndër to përmendim:

- Mbrojtja e duarve në raste aksidenti.
- Parandalimin e fërkimit të lëkurës.
- Mbrojtja e nervit ulnar i cili kalon në pëllëmbë dhe mund të dëmtohet kur ushtrohet presion në të.  

3. Pantallona të shkurtra për biçikletë. Janë pantallona të posaçme, të dizejnuara në mënyrë që të mos merrni me gërvishtje dhe fërkime pas lëvizjes me biçikletë.

4. Shishe uji. Është një pajisje e domosdoshme për hidratimin e trupit gjatë kohës që ju jeni në levizje.

5. Portofol me vegla biçiklete. Rruga është një vend i paparashikueshëm për një çiklist, ndaj kushdo mund të hasë probleme në biçikletën e tyre. Sugjerohet që madhësia e portofolit të veglave për biçikletë të jetë aq e vogël dhe e lehtë sa mund të mbahet në xhepa.

6. Pompë biçiklete. Mbani një pompë në shtëpi dhe shfrytëzojeni atë çdo javë për të mbajtur presionin e gomave në kontroll. Gjatë udhëtimeve rekomandohet gjithashtu të jeni të pajisur me një minipompë të cilën mund ta përdorni në rast pakujdesish.

7. Kyç për biçikletë. Ju shpenzoni shumë para në biçikletën tuaj prandaj do të ishte shumë e rëndësishme siguria e saj. Pavarësisht se çfarë lloj udhëtimi keni, kyçi i biçikletës është një aksesor që duhet patur me vete.

8. Dritat dhe reflektorët. Ka mënyra të panumërta për të ndriçuar biçikletën tuaj. Mjafton vetëm që ju të siguroheni se dritat që do të përdorni të jenë në përputhje me ligjet e lejueshmërisë.

Bota e pajisjeve apo aksesorëve është e gjerë dhe komplekse. Ekzistojnë aksesorë të panumërt të biçikletës për t'i bërë aventurat tuaja me dy rrota më të sigurta, më të lehta dhe më argëtuese. Këto më sipër janë vetëm gjërat thelbësore.